Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEVSKI

Jones, MVP i Final Four

BOROZANI/Erdis Driza

Jones, MVP i Final Four


28 April, 2014 @11:40

Jumaine Lanar Jones, alo-qendra amerikane e Levski Sofias, është shpallë lojtari më i rëndësishëm i pjesës finale të ligës ballkanike. 

Ai ka marrë çmimin e MVP të Final Four Prishtina 2014, derisa ndihma e tij ka qenë vendimtare në fitoren e Levskit nga Sofia ndaj Galil Gilboas për tu stolisur me titullin kampion të BIBL

“Unë kam fituar çmimin MVP, por çdo gjë që kam arritur është në bashkëpunim me ekipin tim. Pa ata nuk mund të bëj asgjë. Për mua personalisht më i rëndësishëm është titulli kampion që e fituam me Levskin sesa kjo personale,” ka thënë Jones pas ndeshjes, transmeton faqja zyrtare e ligës ballkanike. 

Jones 34 vjeç, ka luajtur me 14 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime në finale ku Levski Sofia e mposhti Galil Gilboan 75-69. 

Levski Sofia ka qenë konkurrentja e vetme për të fituar organizimin e Final Four 2014 me Prishtinën. Ekipi bullgar këtë vjet kremton 100 vjetorin e themelimit të klubit dhe ky titull vetëm sa ua shton festën. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League