Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TODOROV

“Arritëm ta ndalim Berishën”

BOROZANI/ Erdis Driza

“Arritëm ta ndalim Berishën”


27 April, 2014 @23:44

Skuadra bullgare, Balkan, pas fitores me rezultat 73-79 ndaj Sigal Prishtinës, e zuri vendin e tretë në Ligën Ballkanike.

Kjo fitore, sipas trajnerit të Balkanit, Aleksandar Todorov, erdhi pasi skuadra e tij arriti ta ndal Dardan Berishën.

“Të dyja skuadrat ishin të dëshpëruar pas humbjeve në gjysmëfinale dhe kjo ishte një ndeshje ngushëllimi.


Ne luajtëm pa njërin prej lojtarëve tanë kryesorë, Ivan Lilov, i cili u lëndua në gjysmëfinale. Kjo i dha mundësi lojtarëve të cilët zakonisht nuk kanë shumë hapësirë në lojë. Ne luajtëm mbrojtje të fortë. Qëllimi ynë kryesor ishte që ta ndalim Dardan Berishën dhe ne arritëm ta bëjmë këtë. Ai e përfundoi ndeshjen me 10 pikë duke realizuar 4 herë nga 18 tentime. Ai është vërtetë një lojtar i mirë dhe ne arritëm ta ndalim atë.


E kemi ditur se nëse e ndalim Berishën do të jetë më lehtë për ne. Prishtinës i mungoi Kieza, i cili ndoshta nuk është shënues shumë i mirë, por ai di ta kontrollojë mirë mbrojtjen dhe sjell mjaft energji, ashtu siç e pëlqen Dokuzovski. Ndoshta mbrojtja e Prishtinës ishte më e dobët për shkak të mungesës së tij,” tha Todorov.


Video



 
Të gjitha lajmet nga Balkan League