PRISHTINA 2014 - FINALJA
A do të mposhtet Galil Gilboa?!
27 April, 2014 @12:52
Galil Gilboa nga Izreali dhe Levski Sofia nga Bullgaria janë dëshmuar si ekipet më të forta në Ligën Ballkanike në tre stinorët e fundit dhe këtë po e vërtetojnë me finalen e tretë me radhë për të dyja skuadrat!
Galil Gilboa do të hyjë në lojë për të siguruar titullin e tretë të Balkan League duke e mposhtur për herë të tretë Levskin në finale, por në anën tjetër, djelmoshat e trajnerit Showman, Konstatin Papazov, kësaj radhe kërkojnë që ta thyejnë këtë ecuri të izraelitëve.
Për më tepër, Levski këtë stinor në kampionatin e rregullt ka qenë ekipi i vetëm që ka arritur të mposht Galil Gilboan dy herë, brenda dhe jashtë! E kjo, duhet t’i jep izraelitëve sinjal të mjaftueshëm për finale - edhe pse aty nuk dihet asgjë.
Galil Gilboa do të mbështetet te të rinjtë si: Kenny Boynton, Gerald Robinson, Rick Jakson dhe DeShawn Sims, derisa Levski te përvoja e Jumaine Jones, Brandon Heath, Hristo Zahariev e Nikolay Varbanov.