PRISHTINA - BALKAN
Lufta për vend të tretë
27 April, 2014 @12:28
Dy skuadrat të cilat u mposhtën të premtën në gjysmëfinale të Final Four-it, Sigal Prishtina dhe Balkan, do të përballen me njëra tjetrën sot nga ora 14:00, para finales së madhe ndërmjet Galil Gilboas dhe Levskit që fillon nga ora 16:30.
Sigal Prishtina e humbi rastin për të luajtur në finale pasi u mposht nga Galil Gilboa me rezultat 86-74, derisa Balkani u mposht nga Levski pas vazhdimeve 94-85, pasi pjesa e rregullt i ndeshjes kishte përfunduar me rezultat 78-78.
Pavarësisht dështimeve të premtën, për të dy skuadrat, si Sigal Prishtinën ashtu edhe Balkanin, ky është suksesi më i madh i arritur në Balkan League.
Për këtë ndeshje nga klubi i Sigal Prishtinës është paralajmëruar se 300 bilata do të shpërndahen falas për Plisat, si shenjë falenderimi për përkrahjen e dhënë ndaj tyre në Ligën Ballkanike.