ABA LEAGUE FINAL FOUR
Finale kroate në Beograd!
25 April, 2014 @23:06
Pas fitores së Cibonës ndaj Crvena Zvezdës mbrëmë 75-70 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Final Four të Ligës së Adriatikut në basketboll, sonte edhe ekipi tjetër kroat Cedevita ka arritur të eliminojë Partizanin e Beogradit.
Kështu, për herë të parë në histori të ABA League, siç quhet shkurt Liga e Adriatikut, ku marrin pjesë ekipet nga ish Jugosllavia, në finale do të ndeshen dy skuadra nga Kroacia.
Cedevita ka arritur të mposht Partizanin me një treshe në sekondat e fundit të takimit, alla NBA, kur Nolan Smith ka shënuar treshe për ekipin kroat për fitoren 81-79, duke e lënë kështu ekipin bardhezi nga Beogradi për herë të parë jashtë Euroleague në 14 vitet e fundit.
Finalja kroate Cedevita - Cibona do të luhet në Arenën e Beogradit pasnesër nga ora 20:00.