REAL MADRID
El Clasico në Final Four, bie kampioni
25 April, 2014 @22:48
Real Madridi, pas dy fitoreve rresht, u habit me mos dorëzimin e Olympiacosit, ku kampioni aktual i Euroleague e barazoi serinë në 2-2.
Por, Los Blancos, në kohën e duhur, arritën të këndellen, duke e mposhtur kundërshtarin në ndeshjen e fundit të serisë, me rezultat 83-69.
Sergio Llull, shkëlqeu me 20 pikë, ku u ndihmua edhe nga Rudy Fernandez e Felipe Reyes, me nga 15 pikë secili, ndërsa në anën tjetër, si në shumicën e rasteve, në skenë ishte Vassilis Spanoulis me 19 pikë, por nuk mjaftuan për Final Four.
Real Madridi në Final Four, do të përballet me kundërshtarin e përbetuar, Barcelonën, me 16 maj.
Final Four i Euroleague organizohet në Milano të Italisë këtë stinor, derisa ekipi milanez Emporio Armani Milan, nuk ka arritur të kualifikohet në Final Four duke u mposhtur nga Maccabi Tel Aviv në çerekfinale.