PRISHTINA 2014
Lëndimi i Kiezas ndikoi shumë
25 April, 2014 @22:30
Drejtori i klubit të Sigal Prishtinës, Florian Miftari, në prononcimin e tij për Radio Televizionin e Kosovës ka thënë se lëndimi i lituanezit Aurimas Kieza ndikoi shumë në lojën e bardhekaltërve të cilët u mposhtën në gjysmëfinale të Final Four nga Galil Gilboa.
“Përkundër se u pa që Galil Gilboa është një skuadër tepër e fortë, Sigal Prishtina kishte mundësinë për finale, por lëndimi i Kiezas në fillim të ndeshjes ndikoi shumë, duke ditur se ai është njëri ndër lojtarët më efiçient të ekipit si në mbrojtje ashtu edhe në sulm,” ka thënë Miftari për RTK-në pas ndeshjes.
Sigal Prishtina luftoi me mish e shpirt deri në fund të duelit me izraelitët, të cilët janë kampion në fuqi të ligës ballkanike, por nuk e arriti finalen e shumëkërkuar. Lituanezi Kieza u lëndua pasi që pati një rrëshqitje në parket duke u rrëzuar, për të mos u kthyer më në ndeshje.