DERBI
Derbi pa shikues në Prizren
26 April, 2014 @0:27
Dy skuadrat që mëtojnë pozitën e tretë dhe t’i ikin aktualisht Sigal Prishtinës në Play-Off të Superligës, Bashkimi e Trepça, në derbin e sotëm në Sezai Surroi do të luajnë pa praninë e publikut.
Kjo për shkak se Federata e Basketbollit të Kosovës ka dënuar ekipin prizrenas me një ndeshje pa publik për shkak të hudhjes së gjësendeve në drejtim të lojtarëve dhe tavolinës zyrtare, sipas Informatorit të xhiros XXIV të Superligës.
Për më tepër, prizrenasve ndoshta më së shumti do t’i duhej publiku në këtë ndeshje pasi që Trepça ka përparësi 2-1 në ndeshjet e ndërsjella dhe një veprim i pamenduar tashmë i ka kushtuar atyre - ndoshta shumë në fund të stinorit.
Bashkimi-Trepça zhvillohet në palestrën Sezai Surroi me fillim në ora 19:00, ku në rast të fitores së Bashkimit, këta të fundit do të barazoheshin me pikë me mitrovicasit dhe dy xhiro para përfundimit të kampionatit të rregullt do të bëhej edhe më e paqartë lufta për vendin e tretë.
Në ndeshjen tjetër të sotme, Drita pret RTV 21-shin duke shpresuar në një pozitë të Play-Offit dhe për tu këndellur nga humbja e fundit nga mitrovicasit.
Rezultatet e deritashme dhe tabela aktuale e Superligës.
SUPERLIGA, Sot:
19:00 Sezai Surroi, Prizren | Bashkimi-Trepça | Gjyqtarë: Faton Kurshumliu, Astrit Kasapolli dhe Isa Prebreza | Përballjet e deritashme: Bashkimi 1-2 Trepça |
19:00 Bashkim Selishta, Gjilan | Drita-RTV21 | Gjyqtarë: Daut Mehmeti, Ilhan Xhaka dhe Egzon Maloku | Përballjet e deritashme: Drita 3-0 RTV21 |