PRISHTINA 2014
Referët dhe orari i përfundimtares
27 April, 2014 @12:29
Pas pak fillon dita e fundit e Final Four Prishtina 2014 në kuadër të Ligës Ballkanike.
Sigal Prishtina që u mposht nga Galil Gilboa në ndeshjen e së premtes, sot lufton me ekipin bullgar, Balkan Botevgrad, për vend të tretë.
Derisa finalja që fillon në ora 16:30 pritet të sjellë reprizrën e dytë të akterëve kryesorë të kësaj lige në tre stinorët e fundit. Galil Gilboa nga Izraeli do të kërkojë titullin e tretë me radhë të Ligës Ballkanike në finalen e tretë me radhë ndaj Levski Sofias, që kërkon ta thyej disi këtë ekip.
Mëposhtë mund të shihni orarin dhe referët e këtyre ndeshjeve.
FINAL FOUR, Orari dhe gjyqtarët, sot:
14:00, Pallati i Rinisë, Prishtinë | Sigal Prishtina - Balkan Botevgrad | Gjyqtarë: Aleksandar Milojevic (Maqedoni), Igor Dragojevic (Mal i Zi) dhe Ognjen Jokic (Mal i Zi) |
|
16:25, Pallati i Rinisë, Prishtinë | Galil Gilboa - Levski Sofia | Gjyqtarë: Georgios Tanatzis (Greqi), Radomir Vojinovic (Mal i Zi) dhe Ioannis Foufis (Greqi) |