Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DOKUZOVSKI

“Na mungoi përvoja”

BOROZANI/ Erdis Driza

“Na mungoi përvoja”


27 April, 2014 @23:48

Dëshpërimi i madh i basketbollistëve të Sigal Prishtinës nga humbja kundër Galil Gilboas dy ditë më parë, u vërrejt edhe sot në ndeshjen kundër Balkanit, e vlefshme për vendin e tretë në Balkan League.

Prishtina u mposht me rezultat 73-79 dhe u bë skuadra e katërt në Ligën Ballkanike.

Sipas trajnerit të Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski, fajtori kryesor i këtyre dy humbjeve ishte mos përvoja dhe presioni i madh te lojtarët.

“Mendoj se pas humbjes ndaj Galilit, duke pasur parasysh faktin që kishim një dëshirë të madhe për të shkuar në finale, motivimi ishte më i ulët. Lojtarët emocionalisht u shterën.


Unë mendoj se vetë fakti që arritëm në Final Four është një sukses i madh. Për më shumë suksese duhet të keni nevojë për diçka tjetër. Ne nuk kemi mjaftë përvojë në këtë ligë dhe kjo u pa te lojtarët që e kishin me këtë presion në ditët e fundit sepse pritjet ishin shumë të larta. Mendoj që ishte një sukses që arritëm deri këtu dhe kjo është një përvojë e madhe për të ardhmen.


Dua t’i falenderoj tifozët dhe drejtuesit e klubit të cilët bënë një organizim shumë të mirë. Gjithashtu uroj edhe kolegun tim, Aleksandar Todorov për lojën e shkëlqyer dhe fitoren,” tha Dokuzovski.


Video



 
Të gjitha lajmet nga Balkan League