BALKAN LEAGUE
Shtriks falenderon akterët e stinorit
29 April, 2014 @8:43
Drejtori Sportiv i Balkan League, Shay Shtriks, pas përfundimit të suksesshëm të stinorit 2013/14, ka shkruar letër falenderimi publik, organizatorëve të Final Four, por edhe të gjithë akterëve që kontribuuan në edicionin më të mirë të BIBL deri më tani.
Ai i ka falenderuar menaxhmentit të Sigal Prishtinës për organizimin e pjesës përfundimtare, Final Four Prishtina 2014, pastaj mediat partnere, sponzorët dhe stafin e tij.
Shtriks në fund të letrës së tij ka thënë se ekipi i BIBL që prej tash do të nis të punojë për edicionin e shtatë të saj dhe se është i sigurtë se stinori 2014/15 do të jetë edhe më interesant dhe më emocional.
Kampion i këtij stinori në BIBL, u bë skuadra e Levski Sofias që në finale mposhti kampionin në fuqi, Galil Gilboa.
Sigal Prishtina e përfundoi stinorin si e katërta në renditje, derisa Peja që nuk arriti kualifikimin në TOP 6, përfundoi stinorin si e shtata në renditje.
Për ekipet kosovare ky ka qenë viti i debutimit në këtë garë ndërkombëtare, që ka shënuar edhe thyerjen e izolimit të ekipeve kosovare në gara ndërkombëtare në konkurrencën e meshkujve.