Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - YLLI

Seria e fitoreve të kampionit vazhdon!

Seria e fitoreve të kampionit vazhdon!


27 November, 2022 @18:53

Ylli ka shënuar fitore edhe ndaj Vëllaznimit sonte, duke e ngritur serinë e fitoreve në gjashtë radhazi, për tu bërë ekipi më në formë në Superligë aktualisht.

Basketbollistët e drejtuar nga Adis Beciragic nuk e kanë kaluar lehtë ndeshjen, ndërsa e kanë fituar atë vetëm falë gabimit të Anthony Adger, që nuk arriti të shënojë në sekondat e fundit të ndeshjes për ta fituar atë. E Ylli pas kësaj fitoi faul, për t’i shënuar të dyjat Rashun Davis dhe rezultati përfundimtar të bëhet: Vëllaznimi 77-80 Ylli [16-17, 22-28, 24-16, 15-19].

Për tu mos harruar drama në ndeshje, treshja e William Brownit 1:42 minuta para fundit të ndeshjes bëri rezultatin 77-76 për Vëllaznimin, prej kur më ekipi gjakovar nuk arriti të shënojë deri në fund të ndeshjes! E katër pikët e fundit të Ylli i dha Davis, që solli fitoren e gjashtë radhazi në Superligë, pas startit me katër humbje.

TABELA AKTUALE

Bashir Ahmed me 27 pikë, 5 kërcime e 2 bllokada qe më i dalluari te Ylli sonte, ndërsa me 15 pikë luajti kapiteni i suharekasve, Gëzim Morina. Henrik Sirko dha 10 pikë, ndërsa Malcolm Armstead shënoi 8 pikë e bëri 6 asistime e 6 kërcime tjera në fitore.

Te Vëllaznimi performanca e madhe e Damonte Doddit nuk mjaftoi. Ai kreu lojën me double-double prej 21 pikëve dhe 17 kërcimeve, ndërsa ops tij u dallua edhe Will Brown me 11 pikë si dhe Jordan Harris me 10 të tjera.

Me fitore, Ylli bëhet 6-4 në Superligë, ndërsa Vëllaznimi 5-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga