NEW BASKET - VËLLAZNIMI
TOPSPORTI / A.P
Seria ngritet në 12
5 March, 2020 @21:43
Seria e fitoreve të Vëllaznimit është ngritur në 12 ndeshje.
Skuadra gjakovare, duke e mposhtur New Basketin me rezultat 56-75, nuk pësoi as në ndeshjen e 12 në kuadër të Ligës së Parë.
New Basketi e mbylli çerekun e parë me 2 pikë epërsi (13-11), derisa në çerekun e dytë dhe të tretë, kontrolli kaloi tek Vëllaznimi, i cili nuk e lëshoi më epërsinë.
Bujar Qeku ishte më i miri te skuadra gjakovare me double-double prej 19 pikëve e 21 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Rron Koshi me 16 pikë, Albatrit Berisha me 13 pikë, Arion Balluku me 12 pikë dhe Terrick Phillips me 11 pikë të tjera.
Te skuadra prizrenase më i dalluari ishte Gazzali Makasqi me 19 pikë e 6 kërcime.
Vëllaznimi me 12 fitore e 0 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse New Basketi ka bilanc prej 2 fitoreve e 10 humbjeve dhe gjendet në pozitën e tetë.
Në xhiron tjetër Vëllaznimi e pret AS Prishtinën në Gjakovë, derisa New Basketi takohet me Prishtinën e Re.