Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - TREPÇA

Seria ngritet në 3, Prizreni lë Trepçën pa fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Seria ngritet në 3, Prizreni lë Trepçën pa fitore


13 October, 2019 @19:00

Pas dy humbjeve në fillim të stinorit, forma e mirë e Prizrenit ka vazhduar edhe në ndeshjen kundër Trepçës.

Prizreni e mposhti kundërshtarin me rezultat 88-78.

Djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati e mbyllën pjesën e parë me rezultat 44-41, derisa ritmin e lojës e mbajtën edhe në pjesën e dytë për ta regjistruar fitoren e radhës.

Si zakonisht te Prizreni më i miri edhe në këtë ndeshje ishte Malcolm Canada. Ai ishte luajti me 18 pikë, derisa në statistikat personale i shtoi edhe 7 kërcime, 6 asistime dhe 4 topa të rrëmbyer.

18 pikë i shënoi edhe AJ Sanders, kurse u dallua edhe i riu Mendrit Ademi me 13 pikë të tjera.

Te Trepça DJ Hanes ishte më i veçuari me 30 pikë.

TABELA AKTUALE

Prizreni me këtë fitore ngritet në pozitën e dytë me 3 fitore e 2 humbje, kurse Trepça pas 3 ndeshjeve të zhvilluara nuk u njoftua ende me fitore.

Në xhiron tjetër, Prizreni luan derbin lokal me Bashkimin, kurse Trepça me Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga