Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - DRITA

Seria ngritet në 5 për Dritën

FOTO / DRITA

Seria ngritet në 5 për Dritën


25 November, 2020 @20:20

Po vazhdon forma e mirë e Dritës.

Skuadra gjilanase ka shënuar fitoren e pestë rresht, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 84-113.

Drita në mënyrë ekipore ka dominuar ndeshjen ndaj skuadrës nga Drenasi.

Gjashtë lojtarë te Drita luajtën me pikë dyshifrore, prej tyre u dalluan Erhan Sholla me 21 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, Bardh Jakupi me 18 pikë, Gent Shala me 17 pikë dhe Rinor Ahmeti me 16 pikë të tjera.

Te Nikli më i miri ishte Engjull Sollova me 38 pikë e 12 asistime.

TABELA AKTUALE

Drita me 5 fitore e 1 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Feronikeli ka bilanc prej 1 fitoreve e 4 humbjeve dhe gjendet në pozitën e tetë në Ligën e Parë.

Në xhiron e shtatë Drita e pret Prishtinën e Re, derisa Feronikeli udhëton në Prizren për t’u përballur me New Basketin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë