GERTI SHIMA, PAS ELIMINIMIT
Shima: Moskualifikimi është dështim
19 January, 2017 @8:36
Basketbollisti që la Sigal Prishtinën për tu bërë pjesë e Tiranës këtë stinor, Gerti Shima, në deklaratën e tij pas humbjes së fundit dhe eliminimit të ekipit të tij nga BIBL ka thënë se moskualifikimi është dështim.
”Është dështim për ne që të mos jemi pjesë e fazës së dytë të garave në BIBL. Jo pse nuk ishte përvojë e mirë, por sepse kishim rastin shumë të mirë për të arritur aty. Kishim tre ndeshje në shtëpi dhe nuk e shënuam asnjë fitore. Sidoqoftë, shikuar në përgjithësi, viti i debutimit, etj. ka qenë mirë,” ka thënë Shima, shkruan faqja zyrtare e BIBL mbrëmë.
Prej 9 ndeshjeve të zhvilluara në fazën e parë të garave, Tirana ka shënuar vetëm 3 fitore dhe karakteristike ka qenë se të gjitha ato kanë ardhur ndaj ekipeve kosovare, Trepçës e Pejës.
Tirana do ta mbyll stinorin në BIBL në javën që vjen në duel ndaj Pejës në “Karagaç”.