SHOKUESE
Shokuese: Ndërron jetë Kobe Bryant!
26 January, 2020 @20:38
Një lajm shokues për botën e basketbollit dhe gjithë sportit.
Pas një aksidenti me helikopter, basketbollisti legjendar i LA Lakers dhe një prej më të mirëve të historisë së basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë.
Bashkë me basketbollistin në fjalë raportohen të kenë ndërruar jetë edhe katër persona të tjerë, ndërkohë që aksidenti raportohet të ketë ndodhur në Kalifornia.
Pesë unaza të fituara dhe dy MVP tituj në finalet e NBA janë disa prej gjërave që do të kujtohen nga karriera e Bryant, një idhull botëror i përjetshëm i sportit të basketbollit.