Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANTE NAZOR

Shpërndamë përgjegjësinë

Shpërndamë përgjegjësinë


13 January, 2022 @23:25

Ante Nazor, trajneri kroat i Prishtinës, në përgjithësi ka thënë se tash ka ekipin e kompletuar dhe në ndeshje ndaj Dritës ka shpërndarë përgjegjësinë ashtu që ekipi dhe lojtarët të jenë sa më të përgatitur për ndeshje derbi ndaj Pejës.

“Urime për lojtarët e mi, por edhe për ata të rivalit. Kemi shpërndarë përgjegjësinë dhe minutat te lojtarët, për të kapur ritmin në këtë lojë, ashtu që të fitohet vetëbesimi para ndeshjes së radhës ndaj Pejës. Me përforcimet e bëra tashmë kemi 12 lojtarë që janë të gatshëm për lojë,” ka thënë Nazor pas ndeshjes.

Për Prishtinën kjo fitore ka qenë e pritur, duke ditur gjendjen financiare të Dritës. Gjilanasit ende s’kanë shënuar asnjë fitore në Superligë.

Gjithashtu, Nazor ka bërë të ditur se kjo ndeshje do të shërbejë edhe si një përgatitje e mirë para duelit derbi ndaj Pejës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga