Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BJELLORUSIA 0-2 SHQIPERIA

Shqipëri e sigurtë, Cikalleshi-Bare klinik, kuqezinjtë 3 pikë

Fotot: FSHF

Shqipëri e sigurtë, Cikalleshi-Bare klinik, kuqezinjtë 3 pikë


4 September, 2020 @22:33

Shqipëria ka nisur me fitore dhe do të ndajë vendin e parë me Kazakistanin pas ndeshjeve të para të Ligës C4 të Kombeve, pas fitores së marrë në Bjellorusi 0-2 [Sokol Cikalleshi 23, Keidi Bare 78].

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja kanë nisur shumë mirë takimin, ndërsa kanë treguar lojë të bukur përgjatë gjithë ndeshjes si dhe të organizuar duke mos dështuar asnjëherë karshi tentimeve bjelloruse, derisa kanë dënuar në anën tjetër për të siguruar fillim të mbarë në rrugëtimin që mund t’ua hap rrugën për Botërorin Katari 2022.

Albania

Sokoli u asistua nga Elseid Hysaj në minutën e 23 të ndeshjes për të tundur bukur rrjetën e bjellorusëve pas një lëvizjeje mashtruese me shpinë dhe goditjeje të fuqishme drejt portës së Gutorit për 0-1.

Shqipëria kishte edhe disa raste për të shënuar, por nuk e arriti ta bëj këtë në pjesë të parë.

Në pjesë të dytë Bjellorusia disi mori iniciativën por pa raste konkrete. E kuqezinjtë me organizim mjaft të mirë në linjën mbrojtje-mesfushë gjetën rrugën për te goli i dytë kur zëvendësuesi Odise Roshi gjeti Keidi Baren që me një goditje nga zona e rrezikshme, qëlloi rrjetën e Gutorit për 0-2.

 

Pas kësaj situate iu hap puna Thomas Strakoshës në portë, pasi që djelmoshat e Rejas i dhanë vetes pak luks në mes të fushës. Por, Thomasi ishte në vend në secilin tentim bjellorus për t’i siguruar kuqezinjëve fitoren e parë në grup dhe shpresë për të dytën tre ditë më vonë në Tiranë ndaj Lituanisë.

TABELA AKTUALE:

1. Shqipëria 3p
2. Kazakistani 3p
3. Lituania 0p
4. Bjellorusia 0p.


 
Të gjitha lajmet nga