EUROBASKET KUALIFIKIMET
Shqipëria e pafuqishme për Malin e Zi
3 September, 2016 @20:47
Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat të thellë edhe në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Eurobasket 2017.
Kuqezinjtë kësaj radhe janë mposhtur nga Mali i Zi, basketbollistët e të cilit ishin më të mirë në cdo aspekt të lojës.
TABELA AKTUALE E GRUPIT
Shqipëria ishte e barabartë vetëm në pesë minutat e para, ndërsa më pas filloi edhe dominimi i plotë i kundërshtarit.
Amerikani i Shqipërisë, Rashaun Broadus, ishte më i dalluari në ndeshje me 26 pikë të shënuara, ndërsa te Mali i Zi u dallua Nikola Vucevic me 19 pikë.
Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan kundër Sllovakisë.