FIFA RANKING - QERSHOR 2022

Shqipëria - nuk lëviz nga vendi
23 June, 2022 @11:24
Shqipëria nuk ka lëviz nga pozita e saj në renditjen e përgjithshme të kombëtareve të futbollit, që e shpallë FIFA.
Kuqezinjtë, kanë regjistruar një barazim dhe një humbje në ndeshjet zyrtare të qershorit, kurse kanë pasur edhe një barazim tjetër në miqësore - për të mbetur në pozitën e 66 të renditjes mujore të FIFA-së, ku kanë qenë edhe në fund të muajit mars 2022.
Shqipëria barazoi me Islandën jashtë 1-1, humbi nga Izraeli në shtëpi 1-2, ndërsa barazoi me Estoninë pa gola 0-0 në shtëpi në fund.