Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEBUTIMI I FELLS TE PEJA

Si debutoi Courntey Fells te Peja?

Si debutoi Courntey Fells te Peja?


3 March, 2022 @19:27

Basketbollisti amerikan, Courtney Fells, që llogaritet si ndër më të mirët në Superligë të Kosovës, befas ndërroi ambient dhe kaloi nga KB Prizreni’16 te Peja.

Sonte, ai ka debutuar për Pejën në kuadër të Ligës Unike derisa është shfrytëzuar për tërë lojën, duke qenë i pranishëm për 40-minuta të plota në parket.

Kështu, Fells ka shënuar 16 pikë, duke shutuar 3/9 për tri pikë, 5 asistime, 8 kërcime, 2 topa të rrëmbyer dhe 4 bllokada - për të kryer lojën me indeks efektshmërie, 17.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike