Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASKETBOLLISTI I RI I EKIPIT

Si debutoi Makol Mawien te KB Rahoveci?

Fotot: KBRahoveci

Si debutoi Makol Mawien te KB Rahoveci?


9 March, 2022 @22:28

Basketbollisti i ri i vreshtarëve, Makol Mawien, luajti lojën e parë zyrtare me klubin e tij të ri sonte, në përballje ndaj Vllaznisë së Shkodrës në kuadër të Ligës Unike.

Në debutimin e tij, Mawien fitoi 27 minuta lojë nga trajneri maqedonas i ekipit Ljupcho Malinkov, ndërsa në ato minuta ai shënoi 19 pikë.

Alo-qendra në minutat e kaluara ka regjistruar edhe 17 kërcime për ekipin e tij, duke e kryer ndeshjen kështu me double-double, derisa ka bërë edhe dy bllokada e një asistim për ekipin e tij.

Rahoveci është duke kërkuar një pozitë më të mirë në PlayOff të Ligës Unike, derisa po kërkon të ikë nga zona PlayOut në Superligë.

Makol Mawien u prezantua një ditë më parë te vreshtarët, ndërsa saktësia e tij e sontshme prej 61% në tentime nga zona, jep shumë shpresë për KB Rahovecin në pjesën përfundimtare të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike