2014/15
Sistem i ri i garave në BIBL
7 July, 2014 @10:07
Drejtuesit e Balkan League kanë marrë vendim që stinori i ri i kësaj lige të fillojë më 14 tetor të këtij viti, duke ndërruar sistemin e garave - që garanton minimum 12 ndeshje për çdo skuadër pjesëmarrëse, derisa ata që arrijnë pjesën finale - deri në 16 ndeshje.
Sistemi i ri i garave
Sistemi i ri i garave do t’i përfshijë 10 ekipe të ndara në dy grupe me nga 5 ekipe. Kjo do të quhet pjesa kualifikuese e BIBL, ku pas kësaj vetëm ekipi i fundit në grup do të eliminohet.
Katër skuadrat e para të renditura në grupe kualifikuese do të shkojnë në raundin e dytë me dy grupe të reja që do të përbëhen nga katër ekipe.
TOP 8
Stinori i ri i BIBL do të fillojë më 14 tetor dhe raundi kualifikues pritet të përfundojë në muajin shkurt, derisa TOP 8 në mars. Më pas, në rast të Final Fourit, ndeshjet finale do të zhvillohen më 17-19 prill, derisa në rast të TOP 4 në sistem eliminimi, ndeshjet do të zhvillohen në periudhë prej 21 prill deri më 29 prill të vitit të ardhshëm, ka njoftuar faqja zyrtare e kësaj ligë në një njoftim të saj të lëshuar dje.
Interesimi
Sigal Prishtina dhe Peja janë ekipet e konfirmuara nga Federata e Basketbollit të Kosovës si pjesëmarrëse në BIBL për stinorin e ri 2014/15, derisa është vërejtur një interesim i madh edhe nga ekipet tjera nga vendet e regjionit për pjesëmarrje në këtë ligë këtë stinor.