SHORTI
Euroleague, gati për shortin grupor
3 July, 2014 @14:36
Shorti për t’i caktuar grupet në ligën më të fortë të Europës, Euroleague, do të tërhiqet me 10 korrik.
Ndërsa para shortit, u caktuan vazot e 24 ekipeve, që do të garojnë në këtë ligë.
Do të formohen katër grupe, me nga gjashtë skuadra në të, ku skuadrat që janë të njejtit shtet, nuk do të kenë të drejtë të jenë në një grup bashkë, përveç skuadrave spanjolle, ngase do të garojnë me pesë ekipe sivjet.
Ndërsa për të arritur fazën e dytë grupore, TOP 16-shen, skuadrat duhet të arrijnë katër vendet e para në grupe, ku do të bëjnë pjesë 6 ekipe në katër grupe.
Kështu janë renditur skuadrat para shortit:
Vazo 1: CSKA Moscow, Barcelona, Olympiacos, Real Madrid
Vazo 2: Maccabi Tel Aviv, Panathinaikos, Valencia, Anadolu Efes
Vazo 3: Fenerbahçe Ulker, Unicaja Malaga, Laboral Kutxa Vitoria, Zalgiris Kaunas
Vazo 4: Alba Berlin, Galatasaray, Emporio Armani Milan, Nizhny Novogorod
Vazo 5: Crvena Zvezda, Cedevita Zagreb, Bayern Munich, Dinamo Banco
Vazo 6: PGE Turow, Neptunas Klaipeda, Limoges, skuadra që do të inkuadrohet nga faza eliminatore.