Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL 2014/15

Kozuv, me trajner te ri

Pamje arkiv, nga Final Four Prishtina 2014 në BIBL/ BOROZANI/Erdis Driza

Kozuv, me trajner te ri


30 June, 2014 @13:15

Skuadra maqedonase pjesëmarrëse në Balkan League, Kozuv, ka marrë trajner të ri për stinorin e ri. 

Ish ndihmës trajneri i reprezentacionit U20 të Serbisë dhe ish trajneri i pjesëmarrësit të dikurshëm BIBL, OKK Beograd - Marko Icelic, është emëruar trajner i ri i ekipit nga Gjevgjelia, njofton faqja zyrtare e Balkan League. 

Icelic është i mirënjohur në ligën ballkanike, pasi që kishte arritur që të sigurojë dy herë çerekfinalen me OKK Beogradin në këtë ligë në vitet 2010 dhe 2011. 

Stinorin e kaluar trajner në fjalë kishte udhëhequr ekipin e Bosnjës, Leotar, derisa tash e tutje ai do të udhëheq Kozuvin që ka konfirmuar pjesëmarrjen në BIBL për stinorin e tretë me radhë. 

Sigal Prishtina kishte mposhtur Kozuvin brenda dhe jashtë, derisa Peja e kishte fituar në Karagaç, por kishte pësuar në Gjevgjeli. 

Kozuvi stinorin e kaluar ka përfunduar në vend të fundit të BIBL, duke regjistruar 5 fitore, krahas 11 humbjeve. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League