Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISAIAH AUSTIN

I plotësohet dëshira

I plotësohet dëshira


28 June, 2014 @13:52

Karriera e lojtarit Isaiah Austin, për në NBA, përfundoi pa ia nisur, i cili vuan nga sindromi Marfan.

Austin, për shkak të sëmundjes, është detyruar që ta lë basketbollin para draftit, por kryetari i NBA-së, Adam Silver, bëri një gjest historik, duke e draftuar lojtarin në mënyrë simbolike, vetëm se t’ia plotësojë dëshirën e tij.

Silver për këtë që e bëri u shpreh: “Dëshirova së paku t’ia plotësojë ëndrën e tij”.

E tërë salla, duartrokiti gjatë ceremonisë kur iu përmend emri i lojtarit, që ishte një moment vërtetë prekës për të gjithë, ndërsa Austin pas draftit në intervistën e tij, tha se po ndihej shumë i lumtur:

Ëndrra ime ishte që të më thërrasin emrin në natën e Draftit. Këtë e arrita. Nëna ime më thotë gjithmonë, se në çfarëdo gjendje të jem, duhet ta mbroj pozitivitetin. Ishte një zhgenjim i madh që nuk do të luaj më basketboll, por ndihem shumë i mirë që kisha kaq shumë mbështetje”.

Isaiah Austin, për shkak të sindromit Marfan, nuk do të luaj më basketboll në jetën e tij.


Video

Isaiah Austin



 
Të gjitha lajmet nga NBA