CLEVELAND
Wiggins Nr.1 në draft
28 June, 2014 @11:59
Skuadra e Cleveland Cavaliersit, për herë të dytë radhazi, e kishte fatin që ta zgjedhë numrin një të Draftit vjetor të NBA-së.
Vitin e kaluar, i zgjedhuri Anthony Benett, nuk kishte plotësuar pritjet në NBA.
Në Draftin 2014, “kavalierët”, e zgjodhën Andrew Wigginsin, i cili ka shkëlqyer në kolegj me Kansasin, ku arriti një mesatare prej 17.1 pikëve e 5.9 kërcimeve.
Wiggins, arriti të bëhet kanadezi i dytë në histori të NBA-së, pas Anthony Benettit, të zgjedhet nga numri 1 i Draftit.
Ndërsa në vendin e dytë të Draftit, u pozicionua një tjetër talent Jabari Parker, i cili do të luajë për Milwaukee Bucksin. Parker vitin e kaluar luajti me mesatare prej 19.1 pikëve e 8.7 kërcimeve.
Të gjitha zgjedhjet e Draftit 2014, mund t’i shikoni këtu.