TURQI
Pas Efesit, nxehet Galatasaray
28 June, 2014 @15:06
Stinori i ri në ligën elite të basketbollit të Turqisë pritet të jetë i zjarrtë. Kjo pasi që pas përforcimeve të mëdha të bëra nga Anadolu Efes, mediat turke kanë bërë të ditur se edhe Galatasaray është duke shikuar mundësinë më të mirë për të transferuar dy super lojtarë.
Sipas informatës së lëshuar nga NTV Spor, ylli i Maccabi Tel Avivit, Sofoklis Schortsanitis dhe i riu i Partizanit, Davis Bertans, janë në bisedime me ekipin e Stambollit.
Schortsanitis deri në fund të këtij muaji mund të lirohet nga Maccabi Tel Aviv për dëmshpërblim prej 100 mijë dollarëve.