Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL

Rilski rikthehet në Balkan League

balkanlegaue

Rilski rikthehet në Balkan League


2 July, 2014 @13:06

Skuadrat kosovare do ta kenë një kundërshtar të vështirë në Ligën Ballkanike për edicionin e ri.

Ish kampioni i Ligës Ballkanike, Rilski Sportist, është rikthyer në këtë kompeticion pas një viti ‘pauzë’, për shkak të konkurrimit në një prej garave më të forta në Europë, EuroChallenge.

“Jemi të lumtur që Rilski Sportist është rikthyer në BIBL. Vitin e kaluar ne e respektuam vendimin e tyre të drejtë për t’u sprovuar në një garë tjetër dhe tani jam i sigurt se Rilski edhe një herë do të jetë njëra prej skuadrave kryesore në Balkan League dhe do të luajnë fortë në çdo ndeshje,” tha Drejtori Sportiv i Balkan League, Shay Shtriks, duke e konfirmuar kështu inkuadrimin e ekipit bullgar në BIBL.

Për ndryshe, Rilski është njëra prej skuadrave më me përvojë në Ligën Ballkanike dhe një kohësisht edhe kampionët e edicionit të parë të kësaj gare, që ishte zhvilluar më 2009.

Ekipi bullgar stinorin e fundit e përmbylli në pozitën e gjashtë në Bullgari, duke u mposhtur në çerekfinale të Play Offit nga Levski, derisa në EuroChallenge nuk pati paraqitje aq të mirë duke shënuar vetëm një fitore në gjashtë ndeshje.

 



Historia e Rilskit në Balkan League

2009 Kampion
2010 Çerekfinale
2011 Finale/ Nënkampion
2012 Çerekfinale
2013 Gjysmëfinale

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League