Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EMBIID & MAXEY SHËNOJNË, HARDEN ORKESTRON

Sixers merr avantazhin e serisë

Foto via inquirer.com

Sixers merr avantazhin e serisë


10 May, 2023 @11:13

Joel Embiid (33 pikë) dhe Tyrese Maxey (30 pikë) u bënë tituj në mëngjesin e sotëm, derisa ekipi i tyre fitoi 103-115 ndaj Boston CelticsTD Garden, ndërsa Phipadelphia Sixers merr avantazhin në serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore, 2-3.

Por qetësisht aty, James Harden ishte superior, duke kryer lojën me double-double dhe me statistika impresive, 17 pikë, 10 asistime, 8 kërcime, 2 topa të rrëmbyer dhe vetëm dy të humbur.

Embiid

Pas ndeshjes, kryetrajneri Doc Rivers tha për media se Harden është magjistar, duke shtuar se ai ka luajtur lojën perfekte të tij, të pestën e serisë.

“Ai ka qenë agresiv vetëm kur është dashur të jetë. Në ndërkohë qëndronte pas dhe fuste secilin bashkëlojtar në lojë. Mendoj që kjo performancë e tij ka qenë e pabesueshme,” - ka thënë Rivers.

Harden

Te Celtics Jayson Tatum me 36 pikë, 10 kërcime e 5 asistime si dhe Jaylen Brown me 24 pikë, 6 kërcime e 2 asistime nuk mjaftuan për ta ndalë orkestrimin e bërë nga Harden në anën tjetër për Sixers.

Dueli i gjashtë i serisë në mëngjesin e hershëm të 12 majit, për të parë nëse Sixers shkojnë në finale me 4-2, apo Celtics barazojë serinsë në 3-3!


 
Të gjitha lajmet nga NBA