Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OKC - LAKERS

Skuadra e parë me 10 fitore, vazhdojnë pa humbje si mysafir

Skuadra e parë me 10 fitore, vazhdojnë pa humbje si mysafir


14 January, 2021 @10:17

Kampioni aktual i NBA-së, Los Angeles Lakers, me domimin total e mposhti edhe Oklahoma City Thunderin me rezultat 99-128.

Lakers në asnjë moment nuk e lëshoi epërsinë, derisa LeBron James shkëlqeu.

James ishte më i miri me 26 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, kurse u ndihmua edhe nga Montrezl Harrell me 21 pikë dhe Anthony Davis me 18 pikë të tjera.

Te OKC më i veçuari ishte Shai Gilgeous-Alexander me 17 pikë.

Lakers me këtë fitore u bë skuadra e parë në këtë sezon me 10 fitore, derisa si mysafir ka bilanc prej 7 fitoreve e 0 humbje dhe gjendet në krye të Konferencës Perëndimore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA