Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË RADAR TË SPANJOLLËVE

Skudra spanjolle interesohet për Hysenagollin

BOROZANI

Skudra spanjolle interesohet për Hysenagollin


24 December, 2014 @17:07

Njëri prej basketbollistëve kryesorë të skuadrës së Bashkimit, Endrit Hysenagolli, në stinorin pranveror mund të mos jetë pjesë e kësaj skuadre.

Për basketbollistin në fjalë ka shprehur interesim skuadra nga Liga EBA e Spanjës, Albacete.

“Kam marrë një ofertë nga Albacete. Për momentin jam në bisedime me këtë klub por ende nuk kam vendosur nëse do të largohem në ndonjë skuadër tjetër apo do të vazhdojë me Bashkimin,” ka thënë Hysenagolli ekskluzivisht për Borozani.com, duke mos dashur të komentojë më shumë në lidhje me detajet kontratës së ofruar nga skuadra spanjolle.

Qendra 210 centimetërshe ka kontratë edhe gjashtë muaj me Bashkimin, mirëpo në rast se vendos të largohet jashtë vendit, mund ta bëjë këtë pa pasur nevojë të paguhet dëmshpërblim te skuadra prizrenase.

Hysenagolli ka qenë koshashënuesi dhe kërcyesi më i mirë te Bashkimi me mesatare prej 14.7 pikëve dhe 8.5 kërcimeve për ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga