MATCH REPORT: SLLOVAKIA - KOSOVA

Foto: FIBA
Sllovakia ia shkakton humbjen e parë Kosovës
26 November, 2020 @21:01
Kombëtarja e Sllovakisë ka arritur të shënojë fitoren e dytë në Grupin 2 parakualifikues për në Botërorin 2023, duke ia shkaktuar Kosovës humbjen e parë në grup, 91-67 [21-9, 21-20, 20-13 dhe 29-25].
Sllovakia ka dominuar ndeshjen në të gjitha aspektet që nga fillimi i duelit, ndërsa Kosova nuk ka arritur t’i bëj ballë ekipit të drejtuar nga kroati Zan Tabak.
Paraqitja më e mirë e Kosovës ishte kur uli epërsinë e sllovakëve në 8 pikë përgjatë çerekut të tretë, por më tej s’arriti.
Sllovakia që nga fillimi i ndeshjes, kapi epërsinë fillestare 11-0 dhe nuk lejoi dardanët të shënojnë përgjatë 5 minutave të lojës - tregoi se do të jetë arrë e fortë.
Vladimir Brodziansky ka qenë më i miri te sllovakët duke shënuar 26 pikë e 12 kërcime në fitore, derisa janë dalluar edhe Tomas Pavelka me double-double prej 13 pikëve dhe 10 kërcimeve si dhe Mario Ihring që ka shënuar 14 pikë e 7 asistime.
Te Kosova Drilon Hajrizi luajti me 17 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, kurse Erjon Kastrati me 14 pikë. 11 pikë të tjera shënoi Fisnik Rugova, derisa lojtarët tjerë nuk arritën të shënojnë pikë dyshifrore.
Selektori Christos Marmarinos u dha mundësi të gjithë lojtarëve të shijojnë lojën përveç Leonard Mekajt. Lojtari me efiçencë më të mirë te Kosova ishte Hajrizi, me 22, ndërsa efiçencë më negative kishte Morina, -3.
Pas kësaj ndeshjeje, Kosova ka bilans 2-1, njëjtë sikurse Sllovakia.
TABELA AKTUALE:
1. Sllovakia 2-1
2. Islanda 2-1
3. Kosova 2-1
4. Luksemburgu 0-3
PËRFAQËSUESJA U16

20 January, 2021 @15:15
Përfaqësuesja e Kosovës U16 do të bëjë grumbullimin e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Europianit të Divizionit…
SLLOVENI

9 January, 2021 @22:21
Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Gëzim Morina, e ka filluar mirë vitin 2021. Ai me skuadrën e tij sllovene, Helios…
FEDERATA

Foto: FBK
18 December, 2020 @12:18
Sot nga ora 15:00 do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Kuvendi mbahet në…
PARA ZGJEDHJES SË KRYETARIT

Foto: FBK
17 December, 2020 @14:45
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të premten më 18 dhjetor do të mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor. Kuvendi do…
PËRSËRI FETAHU

Foto: FBK
11 December, 2020 @18:47
Sot në ora 16:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e nominimeve për Kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). …