BASHKIMI
BOROZANI/ D.S.
S’mjaftoi as Fisnik Mehmeti
3 April, 2013 @21:05
Sigkos Bashkimi regjistroi edhe fitoren e tretë me radhë në BKT Superligë. Ekipi prizrenas ishte më i mirë se skuadra e Dritës, të cilën e mposhtin me rezultat 94-80.
Gjilanasit e filluan më mirë ndeshjen duke realizuar epërsinë prej 11 pikëve (8-19) edhe 3 minuta e 11 sekonda pa përfunduar çereku i parë, kur edhe trajneri Muharrem Vugdaliç kërkoi një minutë pushim për t’i qetësuar lojtarët e tij.
Pas ‘time-out’-it, Bashkimi me seri të mirë prej 8-1 e përmbylli periudhën e parë me rezultat 16-20 në disavantazh.
Seria e mirë e Bashkimit vazhdoi edhe në çerekun e dytë dhe të tretë, ndërsa pas gjysmëore lojë rezultati në semafor ishte 73-52 për prizrenasit.
Në dhjetëminutëshin e fundit të lojës ekipi i Dritës nuk mundi të bëjë më shumë përveç se ta ngushtojë epërsinë e vendasve në 14 pikë, me ç‘rast edhe përfundoi takimi me rezultat 94-80 në të mirë të Bashkimit.
Më i dalluari në këtë ndeshje ishte basketbollisti i rikthyer te Drita, Fisnik Mehmeti, i cili shënoi 35 pikë për skuadrën e tij, ndërsa për Sigkos Bashkimin kontribut dhanë Kejuan Johnson me 23 pikë, i ndjekur nga Mustafë Merovci, i cili shënoi 18 sosh.
Koshashënuesit e Sigkos Bashkimit
1 | Kejuan Johnson | 23 pikë | ||
2 | Mustafë Merovci | 18 pikë | ||
3 | Mark Dawson | 17 pikë | ||
4 | Rokas Uzas | 15 pikë | ||
5 | Muhamed Hasani | 9 pikë | ||
6 | Valentin Spaqi | 6 pikë | ||
7 | Qëndrim Ajazaj | 4 pikë | ||
8 | Ujkan Karanezi | 2 pikë |
Koshashënuesit e Dritës
1 | Fisnik Mehmeti | 35 pikë | ||
2 | Craig Blackmon | 15 pikë | ||
3 | Brandon Shingles | 14 pikë | ||
4 | Adem Dushica | 6 pikë | ||
5 | Arian Mehmeti | 4 pikë | ||
6 | Laurant Ibrahimi | 4 pikë | ||
7 | Obinna Agomo | 2 pikë |