NEW BASKET - MH PRISHTINA

Soloman me 39 pikë, New Basketi fiton ngushtë
30 September, 2022 @18:28
Skuadra prizrenase New Basket, e mposhti Marigona Hill Prishtinën me rezultat të ngushtë 105-101.
Amerikani Cameron Soloman shkëlqeu me 39 pikë e 9 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Hajriz Hazeri me 19 pikë, 10 asistime e 7 kërcime dhe Gazzali Makasqi me 16 pikë e 8 asistime.
Te MH Prishtina u veçuan Donat Rexhepi me 31 pikë e 7 kërcime, Eris Zeneli dhe Diart Gashi me nga 18 pikë secili, Leurit Morina me 17 pikë 15 kërcime e 6 asistime dhe Enver Memqaj me 15 pikë e 18 kërcime.
Në xhiron tjetër New Basket takohet me Gjakovën e Re, kurse MH Prishtina me Borean.