Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AVENTURA BULLGARE

Sonte e para, Prishtina në Bullgari për ndeshjet e BIBL

Sonte e para, Prishtina në Bullgari për ndeshjet e BIBL


20 December, 2021 @15:27

Basketbollistët e Prishtinës do të ndeshen sonte me skuadrën e Beroes në Stara Zagora të Bullgarisë.

Bardhekaltërit janë në aventurën bullgare këtë javë, pasi që dy ditë më pas do të përballen edhe me liderin Akademik Plovdiv, që kryeson Grupin B me bilans 5-3.

Dueli i sontëm mes Beroes dhe Prishtinës luhet me fillim prej orës 18:00, ndërsa djelmoshat e Ante Nazorit do të tentojnë të fuqizojnë bilansin e tyre aktual 3-2 në 4-2.

Ndeshja direkt do të mund të ndiqet këtu.

 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League