Të gjitha lajmet

RAPTORS - WARRIORS

Sonte nis seria e finales së madhe në NBA

Sonte nis seria e finales së madhe në NBA

30 May, 2019 @13:51

Sonte pas mesnate, do të fillojë seria finale e NBA-së në mes të Toronto Raptors dhe Golden State Warriors.

Kampionët e Konferencave Lindore dhe Perëndimore, do të luftojnë për titullin e skuadrës më të mirë në NBA sa i përket sezonit 2018/2019.

Toronto Raptors erdhi në finale duke e mposhtur Orlando Magicun me rezultat 4-1, Philadelphia 76ers 4-3 dhe së fundi Milwaukee Bucks me rezultat 4-2.

Ndërsa Golden State Warriors në raundin e parë e eliminoi Los Angeles Clippersin me rezultat 4-2, më pas në gjysmëfinale Houston Rocketsin me rezultat 4-2 dhe në finale të Konferencës Perëndimore e deklasoi Portland Trail Balzersin me rezultat 4-0.

Për Toronton kjo do të jetë finalja e parë në histori të klubit, derisa për Golden State Warriors kjo është finalja e pestë rresht dhe në dy vitet e fundit janë kampionët aktual.

SKEMA E PLAY OFFIT

Prej pesë finaleve rresht, për herë të parë skuadra e Warriorsave nuk do të kenë avantazhin e terrenit vendas.

Dy ndeshjet e para të serisë do të luhen në palestrën “Scotiabank Arena” të Torontos. Ndeshja e parë do të luhet sonte në ora 03:00 pas mesnate.

GAME 6: RAPTORS - BUCKS

Historike, për herë të parë në finale

26 May, 2019 @11:22

Skuadra kanadeze, Toronto Raptors, duke e mposhtur Milwaukee Bucksin edhe në ndeshjen e gjashtë të serisë, u kualifikua për herë…

GAME 5: BUCKS - RAPTORS

Me një këmbë në finale

24 May, 2019 @10:47

Skuadra kanadeze, Toronto Raptors, është një fitore larg të shkruarjes së historisë. Raptors në ndeshjen e pestë të serisë kundër…

GAME 4: RAPTORS - BUCKS

Toronto ndryshe në shtëpi

FOTO / nba

22 May, 2019 @11:48

Pas dy humbjeve si mysafir kundër Milwaukee Bucksit, Toronto Raptors duke fituar dy ndeshje rresht në shtëpi, e barazoi serinë…

GAME 4: BLAZERS - WARRIORS

Finalja e pestë rresht për kampionët

21 May, 2019 @11:02

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, duke e mposhtur Portlandin edhe në ndeshjen e katërt të serisë finale të…

GAME 3: RAPTORS - BUCKS

Pas dy vazhdimeve ngushtohet seria

FOTO/ nba

20 May, 2019 @11:37

Në ndeshjen e tretë të serisë finale të Konferencës Lindore në mes të Torontos dhe Milwaukeet, nuk mjaftuan 4 çerekët…

Të gjitha lajmet nga NBA