PËRGATITJE PËR FINAL FOUR
Sonte, Tirana - Prishtina miqësore
13 February, 2017 @13:13
Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka bërë të ditur se ka aranzhuar sonte miqësore me ekipin e Tiranës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në “Farie Hoti” të Tiranës me fillim nga ora 17:00.
Ndeshja pritet të jetë si ngrohje e mirë para duelit të Final Fourit, që e zhvillon Prishtina të premten ndaj Trepçës - ka shkruar në njoftimin e klubit të botuar pak më parë.
Sigal Prishtina është lidere e Superligës aktualisht, ndërsa në Final Four të Kupës kërkon mbrojtjen e titullit.
Tirana në ekip ka ish-lojtarin e Prishtinës, Gerti Shima, si dhe dy ish-lojtarë të Bashkimit të Prizrenit: Endrit Hysenagolli dhe Griffin Ramme. Tirana është gjithashtu lidere e kampionatit shqiptar.