KNICSK vs SPURS
Carmelo befason Spursin
13 February, 2017 @9:39
New York Knicks arriti ta befasojë San Antonio Spursin në “Madison Square Garden”, duke triumfuar me rezultat 94-90.
Ylli i skuadrës së Knicks, Carmelo Anthony, duke i shënuar pikët e fundit të skuadrës, ia solli fitoren ndaj Spursit që gjendet aktualisht në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore.
Melo luajti me 25 pikë e 7 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Derrick Rose me 18 pikë të tjera.
Ndërsa në anën tjetër, forma shumë e mirë e Kawhi Leonardit vazhdoi edhe në këtë ndeshje. Ai shënoi 36 pikë e 9 kërcime, por nuk mjaftuan kësaj radhe për fitore.
Krahas humbjes, San Antonio nuk e humbi pozitën e dytë në Perëndim, kurse New Yorku e regjistroi fitoren e 23-të të stinorit.