VËLLAZNIMI - PRISHTINA
16 fitore me radhë, Vëllaznimi i pafuqishëm për Prishtinën
10 February, 2017 @19:41
Fitorja e 16 me radhë për Prishtinën në Superligë ka ardhur në ndeshjen hapëse të xhiros XVIII në “Shani Nushi” të Gjakovës.
Prishtina forcën e tregoi që nga çereku i parë, çerek në të cilin Fuquan Edwin shënoi plot 4 herë nga 5 tentimet e tij për 3 pikë, për ta vazhduar pastaj deri në fund dhe për ta mbyllur me fitore ndeshjen ndaj Vëllaznimit të pafuqishëm për ndonjë befasi eventuale.
Më të dalluarit në këtë takim për gjakovarët ishin Beq Kovaqi me 22 pikë e 4 kërcime dhe Atik Koshi me 12 pikë e 2 asistime, ndërsa te Prishtina u veçua Nenad Delic me 21 pikë.
Me këtë fitore, bilanci i Prishtinës është 16-2, me humbjen e fundit të pësuar në xhiron e dytë nga skuadra e Pejës, kurse Vëllaznimi mbetet në vendin e parafundit me bilanc 2-16.
KB VËLLAZNIMI
1 | Beq Kovaqi (40:00) | 22 pikë | 4 kërcime | - |
2 | Atik Koshi (30:00 | 12 pikë | - | 2 asistime |
3 | Gent Zeka (38:58) | 11 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
4 | Ardit Zeka (1:30) | 5 pikë | 1 kërcim | - |
5 | Leotrim Berisha (28:06) | 4 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
6 | Driton Rraci (32:21) | 3 pikë | 6 kërcime | 6 asistime |
7 | Musab Mala (16:12) | 1 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Dardan Brovina (11:53) | - | 1 kërcim | - |
9 | Otan Shehu (00:57) | - | - | - |
KB PRISHTINA
1 | Nenad Delic (23:26) | 21 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
2 | Fuquan Edwin (22:45) | 17 pikë | 4 kërcime | - |
3 | Fisnik Rugova (20:09) | 15 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
4 | Muhamedali Janjeva (22:18) | 12 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
5 | Drilon Hajrizi (27:43) | 12 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
6 | Willie Kemp (24:02) | 10 pikë | 3 kërcime | 6 asistime |
7 | Urim Zenelaj (14:05) | 8 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
8 | Rinor Peci (21:18) | 8 pikë | - | 3 asistime |
9 | Granit Rugova (14:09) | 4 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
10 | Gazzali Makasqi (10:00) | 2 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |