LIVE: VËLLAZNIMI - PRISHTINA

Epërsi e thellë e Prishtinës pas 20 minutave
10 February, 2017 @19:31
Ashtu siç edhe pritej, Prishtina pas 20 minutave ka krijuar epërsi të thellë ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 23-49 dhe Prishtina po shkon drejt fitores së 16 sezonale. Në çerekun e dytë skuadra gjakovare ka shënuar vetëm 6 pikë.
Më i dalluari te gjakovarët është Beq Kovaqi me 12 pikë (3 treshe) e 2 kërcime, derisa te kryeqytetasit po dallohet Fuquan Edwin me 14 pikë (4 treshe në çerekun e parë) e 4 kërcime.