PEJA vs KERASAN
Qallaku në ritëm, Peja me fitore të lehtë
11 February, 2017 @17:30
Basketbollisti pejan, Arian Qallaku, pas lojës së mirë që shfaqi në ndeshjen e vështirë ndaj Kumanovës në BIBL, ka fituar besimin e trajnerit Aleksandar Todorov dhe ka fituar gati 25 minuta lojë sot në duel ndaj Kerasanit.
Qallaku nuk zhgënjeu. Ai shënoi 18 pikë duke u bërë lojtari më efikas i Pejës në fitoren e lehtë ndaj Kerasanit, 118-54. Shtoi 4 asistime dhe 6 kërcime tjera në këtë fitore, por edhe 5 topa të vjedhur.
Fitorja e 15 e Pejës në kampionat ishte e lehtë, ndërsa ekipi gjatë gjithë ndeshjes eksperimentoi.
Në ekipin mysafir që ka mbetur pa fitore këtë stinor më efikasi ka qenë Dardan Kapiti, që është reprezentues i kategorive të reja të Kosovës. Kapiti shënoi 12 pikë e 9 kërcime në humbjen e ekipit të tij.
Peja
1 | Arian Qallaku (23:44) | 18 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
2 | Alban Veseli (18:25) | 13 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Arti Hajdari (17:15) | 13 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Jamie Skeen (15:15) | 12 pikë | 7 kërcime | 5 asistime |
5 | Blend Matoshi (19:34) | 12 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
6 | Slobodan Miljanic (15:15 ) | 12 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
7 | Noah Dahlman (16:44) | 10 pikë | 9 kërcime | 7 asistime |
8 | Mirza Muric (10:00) | 8 pikë | 4 kërcime | 1 top të vjedhur |
9 | Cameron Rundles (20:06) | 7 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |
10 | Leonard Mekaj (16:19) | 6 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
11 | Egzon Kuqi (16:01) | 4 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
12 | Blendi Kadusha (11:17) | 3 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
Kerasan Prishtina
1 | Dardan Kapiti (29:23) | 12 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
2 | Kreshnik Muçolli (21:42) | 9 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
3 | Alban Latifaj (24:08) | 6 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
4 | Ermir Gashi (23:10) | 6 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
5 | Almir Berisha (14:51) | 5 pikë | 1 kërcim | - |
6 | Mërgim Jakupi (12:56) | 4 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Genc Gashi (22:18) | 4 pikë | - | 3 asistime |
8 | Gent Shala (14:28) | 3 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
9 | Andi Vrapcani (14:02) | 3 pikë | 2 kërcime | 1 bllokadë |
10 | Rinor Ahmeti (22:55) | 2 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |