DERBI I SHTYER
Sot, Trepça-Prishtina
15 December, 2015 @11:24
Ndeshja e mbetur e Superligës ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet sot, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Përballja është dashur të luhej në xhiron e IX të Superligës, por për shkak të orarit të zënë të bardhekaltërve me FIBA Europe Cup, kjo ndeshje me marrëveshje ishte shtyer.
Përndryshe, Trepça këtë duel do ta zhvillojë në cilësinë e vendasit, në Prishtinë.
Përballjen e kaluar të këtyre skuadrave e ka fituar Sigal Prishtina, ekip që tash është në krizë dhe kërkon rikthimin e rezultateve.
Në anën tjetër, te ekipi mitrovicas që drejtohet nga kroati Neven Plantak, mund të debutojë përforcimi i ri i skuadrës Petar Zivkovic.