PËRMIRËSIMI I BILANCIT, IMPERATIV
Për vazhdim të rezultateve pozitive
15 December, 2015 @9:46
Bashkimi ka kapur një formë të mirë së fundi si në Superligë ashtu edhe në BIBL. E fitorja ndaj Sigal Prishtinës në krizë fundjavën që shkoi tashmë ka bërë skuadrën të fluturojë nga gëzimi, por edhe vetëbesimi i lojtarëve është shtuar para duelit të rëndësishëm ndaj ekipit bullgar.
Bashkimi deri më tani ka fituar të dy ndeshjet e zhvilluara në “Sezai Surroi” në BIBL dhe nuk ka humbur në Prizren, ndërsa ka bilanc aktual prej 3 fitoreve e 3 humbjeve në BIBL.
Në anën tjetër Levski së fundi ka regjistruar katër përforcime në skuadër. Ndoshta përforcimet nuk janë me emër, por shtojnë numrin e lojtarëve për rotacion që ndikon në lojë.
Bashkimi ka të lënduar njërin ndër lojtarët kryesorë të skuadrës, Gerti Shima. Ndërsa në formë janë treshja amerikane Jones, Bussey dhe Waller si dhe Granit Rugova, që si po duket po kthen formën e tij të vjetër.
Gjithçka vendoset sonte në Prizren. Ndeshja nis në 19e30.