PHILADELPHIA VAZHDON ME HUMBJE
Bulls pa problem ndaj 76’ersit
15 December, 2015 @8:32
Basketbollistëve të Chicago Bullsit iu desht një pjesë lojë për të kuptuar problemet e Philadelphia 76’ers. Philadelphia kishte epërsi 56-51 në fund të pjesës së parë të ndeshjes, ndërsa në fund rezultati ishte 115-96 për Chicagon.
Arsyeja, mbrojta. Jimmy Butler shënoi 23 pikë dhe demat shkrinë shpejtë deficitin 5 pikësh për fitore të lehtë në fund.
“Fokusi kryesor ishte mbrojtja në pjesë të dytë. Nuk mund të thuash se është ekip i dobët nëse nuk fitojnë. Por nëse fokusohesh në të dy anët e fushës, mund të fitosh,” ka thënë Butler pas ndeshjes.
Nikola Mirotic shënoi 17, ndërsa Tony Snell 16 pikë tjera në fitoren e demave, derisa te 76’ers më efikasit ishin Jahlil Okafor me 22 dhe Robert Covington me 15 pikë.
Chicago tash ka bilanc 14-8, ndërsa Philadelphia 1-25.