LËNDIMI
Bashkimi mbetet pa Shimën
13 December, 2015 @21:48
Njëri prej basketbollistëve më të rëndësishëm të Bashkimit, Gerti Shima, do të ketë nevojë që të pushojë për një kohë.
Kjo për arsye se basketbollisti nga Shqipëria ka pësuar një lëndim në ndeshjen e sontme ndaj Sigal Prishtinës, të cilën e fitoi Bashkimi me rezultat 70-77.
Ndërsa lëndimin e Shimës e konfirmoi edhe Shpend Kume, kordinator i ekipit prizrenas.
“Për momentin mund të them se e sigurt është mungesa e tij në ndeshjen e radhës që do ta luajmë kundër Levskit, por me shumë gjasë mund të mungojë edhe në ndonjë ndeshje tjetër” tha Kume për Borozani.com.
Ai gjithashtu shtoi se sipas vlerësimeve të para të mjekëve, lojtari mund të ketë probleme deri në 3 javë.
Shima është lënduar në nyje gjatë çerekut të tretë të ndeshjes kundër Sigal Prishtinës. Deri në atë moment, ai kishte shënuar gjithsej 6 pikë e 8 kërcime, duke kontribuar kështu në fitoren e ekipit të Bashkimit.
Bashkimi ndeshjen e radhës e luan të martën kundër Levskit, në kuadër të Ligës Ballkanike.