VENDOSET NË VAZHDIME
Pistonët dështojnë në fund
15 December, 2015 @8:49
J. J. Redick, lojtar i Los Angeles Clippers ka shpëtuar skuadrën e tij që ishte para humbjes në kohë të rregullt. Ai së pari shkaktoi faul te kundërshtari për të fituar në kohë edhe për një sulm.
Edhe pse Detroit shfrytëzoi gjuajtjet e lira, Redick u përkujdes për treshen që çoi ndeshjen në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundoi 94-94.
Në vazhdime përsëri Jamal Crawford shënoi pikët e epërsisë për Clippersin, duke çuar epërsinë 105-102 disa sekonda para fundit të ndeshjes.
Në sulmin e fundit Detroit shënoi një nga dy gjuajtjet e lira dhe nga kërcimi i fituar tentoi, jo një por tre herë, por topi asnjëherë nuk e gjeti koshin për të barazuar rezultatin dhe erdhi humbja e 12 për ekipin.
Blake Griffin ka qenë më efikasi te Clippers me 34 pikë, 7 asistime e 5 kërcime, derisa atij i ndihmoi edhe Redick me 24 pikë.
Te Pistonat, Reggie Jackson shënoi 34 pikë, 11 kërcime e 7 asistime, që shkuan kot në fund, derisa u dalluan edhe Andre Drummond me 20 pikë e 15 kërcime si dhe Kentavious Caldwell Pope me 19 pikë.
Clippers tash ka bilanc 15-10, ndërsa Pistons 14-12.
Video