Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUNDI I CIKLIT TË TRETË

Sot nis xhiroja XXI e Superligës

Nga përballja e mëparshme ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Kastriotit/ Foto: KB Prishtina/ Arkiv

Sot nis xhiroja XXI e Superligës


27 February, 2015 @9:33

Në kryeqytet hapet xhiroja e XXI e Superligës, ku kampionja Sigal Prishtina pret ekipin e fundit nga renditja tabelare, Kastriotin e Ferizajit. 

Stërvitje për Prishtinën

Djelmoshat e Marjan Ilievskit nuk pritet të kenë problem fare ndaj Kastriotit sot, derisa kjo ndeshje pritet tu shërbejë si ngrohje e mirë para përballjes së fundit në Balkan League mesjavën e ardhshme ndaj Rilskit. 

2 derbi në Karagaç, brenda një dite

Nesër dhe pasnesër zhvillohen ndeshjet më interesante, ku Peja pret Bashkimin në duelin e skuadrave nga pozita e dytë dhe e tretë e klasifikimit. 

Peja gjithashtu do ketë ndeshje të Balkan League-së, në mesjavë, derisa Bashkimi do të mundohet që të shfrytëzojë rastin për të bërë ndonjë befasi nëse verdhezinjtë kanë mendjen te ndeshja jetike për ‘ta në ligën ballkanike. Sidoqoftë, Peja me lojtarët që ka në dispozicion pritet që të kalojë këtë përballje me fitore. 

Besa dhe Vëllaznimi, në ndeshjen tjetër të ditës së shtunë që zhvillohet në Pejë, do të kenë një përballje tejet interesante. Ekipi pejan kërkon që me fitore sadopak të largohet nga vendi i fundit në tabelë, derisa Vëllaznimi në anën tjetër nuk do të donte të befasohet edhe njëherë nga ky ekip. 

Jetike për Play-Off

Të dielën në program është vetëm ndeshja, Trepça-Ylli dhe derisa ekipi suharekas është në formë të lartë, mitrovicasit do të shikojnë mundësinë edhe më të vogël për të arritur fitore ndaj ekipit që po i bën presion për një vend në Play-Off. 

TABELA AKTUALE, NDESHJET E DERITASHME



Orari dhe datat e xhiros XXI:

E premte 19:00, Prishtinë Sigal Prishtina - Kastrioti Përballjet e deritashme: SPR 2-0 KAS Gjyqtarë: Atdhe Goçaj, Isa Prebreza, Ilhan Xhaka.
E shtunë 16:00, Pejë Besa - Vëllaznimi Përballjet e deritashme: BES 1-1 VLL Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Artan Gashi, Ardian Rrustemi.
E shtunë 19:30, Pejë Peja - Bashkimi Përballjet e deritashme: PEJ 2-0 BAS Gjyqtarë: Xhelal Mumini, Burim Berisha, Egzon Maloku.
E diel 17:00, Drenas Trepça - Ylli Përballjet e deritashme: TRE 1-1 YLL Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Xhelal Mumini, Dardan Maxhuni.

 
Të gjitha lajmet nga