Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E XHIROS DHE ORARI

Sot xhiroja e nëntë në Ligën Unike të femrave

Sot xhiroja e nëntë në Ligën Unike të femrave


Teksti: FBK

2 March, 2022 @14:13

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e nëntë në Ligën Unike të Femrave.

Ndeshja e parë zhvillohet mes dy skuadrave nga kryeqytetet përkatëse, Partizanit nga Tirana dhe Prishtinës. Vashat e Partizanit kanë dy fitore e gjashtë humbje, kurse ato prishtinase katër fitore e tri humbje.

Kampionia e Kosovës, Penza do të takohet me Tiranën. Skuadra nga Peja ka pesë fitore e dy humbje, kurse tiranaset kanë shtatë humbje në shtatë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në Ligën Unike të Femrave.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro zhvillohet Flamurtarit dhe Bashkimit, skuadrave që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë. Skuadra nga Vlora ka gjashtë fitore e një humbje, kurse ajo nga Prizreni ka pesë fitore dhe tri humbje. Takimi pritet të jetë interesant, duke marrë parasysh ambiciet e dy skuadrave, që synojnë të fitojnë trofeun e Ligës Unike, në edicionin e parë të zhvillimit.

Liga Unike e Femrave - Java 9

E mërkurë

17:00 Partizani - Prishtina

19:00 Penza - Tirana

E enjte

17:00 Flamurtari - Bashkimi


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike